Janë ndaluar pasditen e së martës në Prishtinë dy persona të dyshuar, të cilët kanë krijuar një grup në Viber, nëpërmjet të cilit shpërndanin informacione për vendodhjen e policisë.
Dy të dyshuarit, pasi kanë krijuar një grup në Viber, kanë anëtarësuar 7 mijë persona, të cilët kanë shpërndarë njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjeve të policisë rrugore.
Gjatë kontrollit dy personave të arrestuar u janë sekuestruar dy telefona dhe me urdhër të prokurorit pas hetimit janë liruar në procedurë të rregullt.

