TË FUNDIT

Skena ç’njerëzore ndaj vajzave të mitura, fejoheshin dhe i trafikonin drejt shtetit fqinj, zbulohet skema

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pas zbulimit të një grupi kriminal që tentonte të trafikonte vajza të mitura në Greqi.

Operacioni  për shkatërrimin e këtij grupi është në finalizim e sipër nga Prokuroria e Korçës dhe Policia e këtij Qarku.

Burime nga Prokuroria e Korçës kanë treguar se ndaj këtij grupi janë lëshuar 7 urdhër arreste, por deri më tani në pranga kanë përfunduar vetëm 4 prej grupit, ata janë:  Roland Luli (një i dënuar më par nga drejtësia greke me burgim të përjetshëm dhe i  shpallur në kërkim), Mirel Pasho, Rezart Memetllari dhe Ermal Basho.

Ndërsa për kapjen e tre personave të tjerë por kryhen kërkime nga policia e Shtetit.

Grupi kriminal është zbuluar rastësisht teksa hetoheshin për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pas vëzhgimeve në terren nga ana e Prokurorisë është zbuluar se grupi në fjalë trafikonte vajza të mitura drejt Greqisë.

Skema që përdornin grupi kriminal ishte ç’njerëzore. Pasi mashtronin familjet e vajzave në fjalë nga Pogradeci dhe Korça,  me pretendimin se po fejoheshin më pas i trafikonin drejt shtetit fqinj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat