Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua sot në Prishtinë me kongresistin amerikan, Eliot Engel ku bisedoi për zhvillimet politike në vend dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-në, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut.
Haradinaj tha se Kosova “do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës”, thuhet në deklaratën për media.

