Ua e tmerrshme/ ‘Vrasje’ në mes të sheshit, shokohen qytetarët, britmat e komplotit…

vrasjeee.png

Prej disa ditësh, një ngjarje e pazakontë po ndodh në mbrëmje pas Ministrisë së Brendshme, gjë që ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra njerëzve. Bëhet fjalë për një “vrasje”, që kryhet pikërisht në sheshin përpara Teatrit Kombëtar.

Por nuk është një vrasje e rëndomtë, as ngjarje e kronikës së zezë. Është një komplot, një tradhëti e pabesë për shkak të etjes për pushtet. Vrasja e të madhit Jul Çezar. Prej disa netësh provat mbi veprën e Ëilliam Shekspir kanë ngjallur shumë kuriozitet tek kalimtarët ndërsa “britmat” e një prej vrasjeve më të bujshme të historisë së njerëzit përfshijnë sheshin para Teatrit Kombëtar. Janë aktorët e shfaqjes që do të vijë në skenë nën drejtimin e regjisorit kroat Ivica Buljan, të cilët po bëjnë provat e fundit përpara premierës së 13 korrikut.

Buljan i konsideruar nga Neë York Times si një prej regjisorëve më të mëdhenj në botë, ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte, Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian.

Buljan është gjithashtu bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Teatrit Mini në Lubjanë, si dhe themelues dhe drejtor i Teatrit të Ri në Zagreb. Së bashku me Dubravko Vrgoč, Buljan themeloi Festivalin e Teatrit Botëror në Zagreb në vitin 2003 dhe ishte drejtor artistik i saj. I vlerësuar për mjeshtërinë e tij dhe sukseset skenike Buljan ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel dhe Moskë dhe si lektor në La MaMa në Nju Jork. Gjithashtu ai është profesor në Akademinë Kombëtare të Teatrit në Saint-Étienne, Francë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303