TË FUNDIT

Humbi jetën në liqenin Como të Italisë, i jepet lamtumira futbollistes Florijana Ismaili

Florijana Ismaili ishte futbollistja shqiptare që luante me kombëtaren e Zvicrës, e cila humbi jetën në liqenin Como të Italisë 1 javë më parë.

Ajo kishte shkuar me pushime me shoqet e saj në Itali dhe pas një zhytje në liqen, trupi i saj nuk doli në sipërfaqe.

Ndërkohë, ditën e sotme u zhvillua ceremonia e lamtumirës ndaj lojtares, ku prezent ishin familjarë, të afërt dhe Federata e Futbollit të Zvicrës.

“Është e vështirë të gjenden fjalët për atë që ka ndodhur. Por, për Florijanën si njeri nuk është e vështirë: ajo ka qenë një vajzë e qeshur, tolerante, e gatshme për të ndihmuar. Ka qenë një shembull, model. Të dashur prindër, ju mund të jeni me të vërtetë krenarë me të”, tha një përfaqësues i Federatës./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat