TË FUNDIT

Superaksioni në Elbasan, gazetarja Lala tregon detajet

Gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Klodiana Lala, ka folur rreth sekuestrimit të një arsenali të madh armësh, që u gjet në qytetin e Elbasanit gjatë një aksioni të forcave speciale RENEA në 1 korrik.

Sipas gazetares Lala, armët e gjetura janë në pronësi të një personi, i cili ka lidhje familjare me një prokuror në Prokurorinë e Elbasanit.

“Magazina ku janë gjetur armët rezulton në pronësi të një personi me lidhje familjare me një prokuror, që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit. Ajo që është për të diskutuar është se policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë këtë operacion”, tha gazetarja Lala për Neës24.

Armët janë moderne, të modifikuara dhe variojnë nga automatike te snajperët. Operacioni është mbajtur sekret, pasi hetimet vijojnë për zbulimin e grupit kriminal që dyshohet se i posedon dhe mund t’i ketë përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat