TË FUNDIT

‘Lugina 2’ në aksion, vë në pranga 2 vëllezërit, shpall në kërkim të tretin

Në një operacion i koduar “Lugina 2” u sekuestruan 60 fidanë kanabis, ndërsa në pranga ranë dy vëllezër dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër.

Policia e Tiranës thotë se ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për kryeplakun e fshatit.

Lënda narkotike u gjet tek “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq

U arrestuan M. G., 17 vjeç dhe  T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq .U shpall në kërkim vëllai tjetër E. G., 37 vjeç.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, S. B., 61 vjeç.

Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të vëllezërve të arrestuar M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi” në ngarkim të kryeplakut S. B.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat