Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Sipas raportimeve paraprake një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur një këmbësore teksa kjo e fundit po kalonte rrugën.
Si pasojë është plagosur një e moshuar 75-vjeçare, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

