Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonën e ish-bllokut.
Shpërthimi ka ndodhur pranë një karburanti, në rrugën “Vaso Pasha”.
Nga informacionet paraprake, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në një argjendari.
Një person dyshohet të ketë mbetur i lënduar.
Ka shumë dëme materiale në biznesin ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ngjitur me të ndodhet dhe një argjendari.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë.
Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa tymi vijon të jetë prezent në të gjithë zonën.


