Ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi
Ajo është shprehur se do të jetë shumë zhgënjyese nëse do të bëhet një ndërlidhje mes liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe dialogu me Serbinë.
“Kjo do të ishte më të vërtetë zhgënjyese që të shohim tendenca të tilla, përkundër faktit se duhet të pranojmë se kemi pasur kërkesa, qoftë për suspendimin e taksës, qoftë për vazhdimin e dialogut, njëra e ndërlidhur me tjetrën. Pra, [kërkesa] suspendojeni taksën dhe pastaj uleni në dialog. Nuk e mendoj se duhet të ndërlidhën me njëra-tjetrën dhe nuk ishte dashur të ndërlidhen sepse është një proces i cili deri më tani ka qenë puro teknik dhe tani u politizua në rastin e Kosovës. Pra, një proces i cili i përmbush kriteret dhe vjen liberalizimi siç ka ndodhur edhe për vendet e rajonit. Ne e kemi parë një proces të qartë, kurse tani në fund ky është një proces mjaft i paqartë për Republikën e Kosovës”, tha ajo./real-news.tv

