Ramush Haradinaj dha dorëheqjen ditën e djeshme si kryeministër i Kosovës pasi u shpreh se do të shkojë si qytetar i thjeshtë në Gjykatën e Hagës për tu marrë në pyetje.
Mirëpo, një tjetër politikan do të merret në pyetje përveç Haradinajt.
Ai është Jakup Krasniqi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtar dhe zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ai ka bërë një deklaratë publike me anë të një letre të hapur në ‘Facebook’, ku shkruan se Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë
“Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, në vend që të gjykohen argumentet dhe provat e pamohueshme dhe të njohura botërisht, drejtësia merret me trille dhe shpifje të ulëta të politikës serbe dhe të shërbimeve të saj sekrete”, shkruan Krasniqi./real-news.tv


