TË FUNDIT

Dalin detaje tronditëse nga vrasja e Festim Latos në Holandë

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Festim Lato, i vetëshpalluri President i Çamërisë, është ekzekutuar në Holandë. Vëllai i tij konfirmoi këtë lajm, por duke mos dhënë detaje, pasi sipas tij nuk kishte asnjë informacion nga policia holandeze.

Sipas miqve të Latos, ai u vra nga persona të paidentifikuar, pasi ishte ftuar për kafe. Në fakt mediat holandeze kanë nxjerrë detaje të reja. Trupi i tij është gjetur në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite, ndërsa policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, pasi ai ishte shpallur prej disa ditësh i humbur. Madje mediat holandeze shkruajnë se njeriu i lindur në Shqipëri ishte pas një “ushtrie” kreditorësh.Vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Beesel. Në ndërtesën kuai jetonte, valëviteshin krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat