Dy ditë më parë u gjet i vrarë në Holandë Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë.
Ditën e sotme, familja e tij ka hapur dyert e mortit ku preson ngushëllime.
Kanë qenë vetë familjarët e viktimës, të cilët kanë bërë me dije vdekjen e tij pas njoftimit që kanë marrë nga policia holandeze.
Mediat holandeze raportojnë se Lato është vrarë si pasojë e borxheve të mëdha që kishte tek shumë individë dhe kompani.
Ndërkohë, ditën e sotme një tjetër trup i pajetë është gjetur pranë vendit ku u gjet edhe viktima Festim Lato./real-news.tv

