TË FUNDIT

Dalin detaje të reja, ja si u vra 18-vjeçari shqiptar në Itali

Detaje të reja kanë dalë nga mediat italiane, për vrasjen e një 18 vjeçari në Itali. Ngjarja ka ndodhur të hënën në një park publik në Udine.

Autori i krimit është një tjetër 17-vjeçar shqiptar. Krimi ka ardhur pas mosmarrëveshjeve ditën e dielë mes dy adoleshentëve, pas një ndeshje futbolli.

Autori i krimit i kishte kërkuar viktimës të takoheshin për t’u sqaruar ku i ka kërkuar dhe falje.

Por 18 vjeçarin Ermal Halili nuk ka pranuar ta falë, fakt që ka shtyrë 17 vjeçarin ta godas me një thikë kuzhine të përmasave të mëdha. Viktima është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me grykën e një shisheje të thyer.

18 vjeçari Ermal Halili është dërguar me urgjencë në spitalin e Udines ku dhe është operuar, por plagët e marra kanë qënë vdekjeprurës për të riun shqiptar.

Do të jetë autopsia që do të zhvillohet nën mbikqyrjen e Prokurorisë së Tirestes, e cila do të zbardh detajet e goditjeve që kanë shkaktuar vdekjen e shqiptarit që sipas mjekëve të Udines kanë prekur zemrën.

Në momentin e krimit Ermali ishte nën shoqërinë e vëllait binjak, Ervinit.

Autori i krimit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është vënë nën pranga me akuzën e vrasjes së qëllimshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat