TË FUNDIT

Aksident tragjik/ Tre të vdekur dhe katër të plagosur rëndë

Tre persona kanë humbur jetë dhe të katër të tjerë janë plagosur rëndë  si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të premte në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Lirije Podrimaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se viktimat janë dy meshkuj dhe një grua.

Sipas zëdhënëses Podrimaj, informacionet e para kanë treguar se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt.

Pas lajmit për viktimat ka reaguar kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin në trafik.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat