Sot për 9 orë rresht është protestuar përpara bashkisë së Devollit.
Kanë qenë pikërisht simpatizantët e PD-së që nuk pranon hyrjen e kryebashkiakut të ri, socialistit Eduard Duro.
Ndërkohë, pak çaste më parë është marrë vendimi që protesta të mbyllet pas kaq shumë orëve.
Ish-kryebashkiaku demokrat, Bledjon Nallbati hyri që në mëngjes në bashkinë e Devollit për të mos lejuar marrjen e postit nga socialisti i zgjedhur.
Më tej, Nallbati u shpreh se ai vijon të jetë kryebashkiaku i Devollit./real-news.tv

