Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje thirrje Komitetit kundër Torturës dhe Trajtimeve Çnjerëzore të Këshillit të Evropës si dhe Komitetit të të Drejtave të Njeriut të OKB, që të nisin një inspektim në burgjet shqiptare.
Sipas Berishës, ato janë burgje ferri, pasi vrasjet paraqiten si vetëvrasje, të burgosurit nuk mjekohen, ndërsa ushtrohen tortura çnjerëzore.
“Greve urie e te paraburgosurve ne burgun ne 302! Burgjet e narkoshtetit shqiptar burgje ferri!
Vrasje mizore te servirura si suicide, tortura shtazore, lenie pa mjekim dhe vdekje nga semundje te pamjekuara, kjo eshte gjendja katastrofale ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Kristaq Mafise.
Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te narkoshtetit shqiptar dhe te konsiderojne ndershikimn sipas nenit 4 te Konventes se OKB Kunder Tortures te rregjimit te kakistokrasise te Edvin Kristaq Mafise”, shkruan ndër të tjera Berisha.
Lidhur me kushtet nëpër burgje, burgu 302 ka hyrë në grevë urie ditën e sotme. Qëllimi i kësaj greve është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të tyre si dhe plotësimi i disa kushteve të tjera që janë bërë publike në letrën drejtuar Presidentit te Republikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores të Përgjithshme dhe Përfaqësive të Huaja në Republikën e Shqipërisë.

