Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger i ka kthyer përgjigje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Greminger shprehet se përgjigja e tij ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti.
Sipas Greminger, këshilla e tij ishte që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të politizuar.
‘Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave’, shkruan Greminger.

