Një 18-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht me një turiste italiane.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ku ai është përpjekur të përdhunojë vajzën.
Mbi të riun rëndojnë akuzat: ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.
Njoftimi i Policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në Lushnje, pasi në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase italiane.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.

