TË FUNDIT

U vidhte varëset e floririt, kapet 35-vjeçari

U vidhte me forcë në rrugë shtetaseve të moshuara varëset e floririt nga qafa, kapet në flagrancë 35-vjeçari, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një varëse floriri.

Arrestimi i tij u bë pas marrjes së kallëzimeve të dy femrave, të cilat kanë deklaruar se në datën 31.07.2019, në lagjen nr.12 një person i paidentifikuar, u ka vjedhur nga qafa varëset e tyre të floririt.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat