TË FUNDIT

Plagosja e 3 personave në Elbasan, ja si nisi sherri, dalin detajet

Disa të shtëna armësh u dëgjuan pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku 3 persona u plagosën.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive banale mes 4 personave, ku njëri prej tyre ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi të tjerët.

Ata kanë qenë ulur në një lokal duke diskutuar, ku më pas ka vijuar me zënka dhe dhunë fizike.

Autori ka shkuar në shtëpi, ka marrë një armë tip kallashnikov dhe ka qëlluar mbi 3 të tjerët.

Të lënduarit janë: Fejzi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi, të cilët u dërguan menjëherë drejt spitalit.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur autori, i quajtur Genti Faqja./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat