Mediat greke raportuan ditën e djeshme se, një turiste norvegjeze kishte denoncuar se dy të rinj shqiptarë, 23 dhe 28 vjeç, me banim në Greqi, të cilët sipas saj, e kishin përdhunuar. Ngjarje kjo e ndodhur në ishullin Rodos.
Turistja norvegjeze, 19 vjeçe, kishte rrëfyer se ishte përdhunuar nga dy djemtë shqiptarë, të cilët më pas i kishin kërkuar që t’i drejtohej bankomatit dhe t’u jepte atyre kartëmonedhat e tërhequra
Por, dy të denoncuarit, kushërinj me njëri-tjetrin, e kanë mohuar në dëshminë e tyre abuzimin ndaj të resë, duke thënë se përkundrazi gjithçka kishte ndodhur me dëshirën e saj.
Ka qenë avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou, e cila e ka mbështetur pohimin e djemve, duke këmbëngulur se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar abuzivisht nga siguracionet.
Gjykata mori në konsideratë këteë pretendim të palës mbrojtëse, duke marrë vendimin që dy djemtë shqiptarë të hetohen në gjendje të lirë.

