Vendosja e taksës 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake, ka ndikuar dukshëm në rritjen e të hyrave të shtetit.
Krahasuar me 6 mujorin e parë të këtij viti me vitin e kaluar, janë rreth 30 milionë euro më shumë të hyra në Doganën e Kosovës.
Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, ka deklaruar se në performancën e mirë kanë ndikuar edhe politikat fiskale që janë në fuqi të cilat lirojnë të gjithë prodhuesit nga çdo lëndë e parë që përdoret, si dhe MSA-ja.
“Të hyrat e Doganës kanë vazhduar me një performancë jashtëzakonisht të mirë. Të ardhurat deri më sot, janë diku 643 milionë euro të cilat janë grumbulluar nga Dogana për këtë periudhë. Krahasuar me vitin e kaluar kemi diku një rritje prej 30 milionë euro që është një performancë jashtëzakonisht e mirë, marrë parasysh se të hyrat e Doganës kanë ndikim edhe nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e cila për këtë periudhë kur po flasim kemi diku rreth 30 milionë euro taksa që ka pasur efekt”, thotë ai.

