Policia ka njoftuar se ka arrestuar 29-vjeçar ë mesditën e sotme pasi vidhte kabllot elektrikë në 7 zona të ndryshme duke lënë banorët pa drita.
Në pranga ka rënë J.D.,29 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës. 29-vjeçari duke pasur njohuri të posaçme si elektricist gjatë një jave ka vjedhur kabullin elektrik të furnizimit me energji elektrike në bokset kolektive të matësve elektrikë në disa lagje të qytetit të Durrësit duke i lënë banorët pa energji elektrike.

