TË FUNDIT

Hodhi babain në liqen pasi e vrau me çekiç, gjykata merr vendimin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 21 vite burgim shtetasin Selman Alija, i cili në dhjetor të vitit 2017 në lagjen Shkozë të Tiranës, vrau me çekiç babain e tij Fejzi Alija dhe trupin e hodhi në liqenin e Farkës. Dënimi për Selman Alijan është dhënë rreth një muaj më parë, por vetëm tani është bërë publik.

28 vjeçari u dënua në akuzën për vrasje në familje. Ngjarja ndodhi pas një debati të momentit midis të dyve.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar dënimin me 22 vite burg për 28-vjeçarin, ndërsa mbrojtja në konkluzionet përfundimtare, kërkoi ndryshimin e akuzës, nga “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në “Vrasje e kryer në kushte të tronditjes së fortë psikologjike”.

Familjarët e 28-vjeçarit kanë pohuar në Gjykatë se pas fejesës, pa dëshirën e tij, marrëdhëniet atë e bir ishin acaruar dhe shpesh kishin pasur debate. Nga dëshmia e mamasë së të riut dhe motrës së tij, flitej për një histori keqtrajtimesh psikologjike dhe fizike të zgjatura në kohë

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat