TË FUNDIT

13 Tetori, a ka përçarje mes PD-së dhe LSI-së?

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka dorëzuar personalisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën zyrtare të forcës që përfaqëson për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 Tetorit, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, anëtarët e KQZ-së, duhet ta regjistrojnë LSI-së, pasi në këtë mënyrë zbatojnë ligjet.
“Kush nga kamikazët nuk respekton ligjet do të mbajnë vetë përgjegjësi”,- tha Braimllari për anëtarët e KQZ-së.

I pyetur nëse kishte ndonjë përçarje mes tyre dhe PD, në një kohë që forca më e madhe opozitare nuk e ka dorëzuar ende një kërkesë të tillë, Braimllari i është shmangur përgjigjes.

“Unë kam ardhur në emër të LSI, ajo çka ka rëndësi është se data 13 është datë e ligjshme zgjedhjesh dhe duhet të jetë e respektueshme nga të gjithë”,- tha ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat