TË FUNDIT

Lëvizte me armë zjarri në Himarë, arrestohet shkodrani

Një i ri nga Shkodra eshte arrestuar në Himarë, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

33-vjeçari, banues në Shkodër, është arrestuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që bashkë me armën I janë gjetur edhe 8 fishëkë.

Njoftimi i policisë

Qarkullonte me armë zjarri pa leje, por vihet në pranga nga Policia.

Sekuestrohet një armë zjarri me 8 fishekë

Në kuadër të planit masave në lidhje me kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 33 vjeçarit E. D, banues në Shkodër.

33 vjeçari, rreth orës 23:30 të mbrëmjes është konstatuar nga shërbimet e FNSH së Fierit dhe Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Himarë, duke udhëtuar me një automjet në afërsi të një karburanti.

Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 8 fishekë, të cilën e mbante në brez.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat