Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, ku 8 turistë janë plagosur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, pranë fshatit Bizë të Ishmit rreth orës 18:00 të pasdites.
Turistët polak ishin duke udhëtuar me një fuoristradë, e cila ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash në një greminë.
Ata kanë pësuar lëndime të shumta, ku janë transportuar drejt spitalit të Durrësit.
Mendohet se shkak i rënies në greminë ka qenë mosnjohja e rrugës si dhe mungesën e ndriçuesve.

