Në mes të ditës në një zonë plot me lëvizje grabitet një pikë një subjekt biznesi.
Thuhet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet tek zona e “Zogut të Zi”, ku është grabitur një pikë dhënie kredie të vogla.
Një person i maskuar, nën kërcënonin e një arme zjarri pistoletë ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.
Njoftimi i policise:
Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit

