Policia ka arrestuar sot në Tiranë një 55-vjeçar, pasi dyshohet që ky i fundit ka përdhunuar një adoleshente 17 vjeçare me të meta mendore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në periferi të Tiranës.
Denoncimi në polici është bërë nga vajza dhe më pas policia ka arrestuar menjëherë 55-vjeçarin.

