Pas vrasjes me tre plumba në koka të një 50 vjeçari në Selenicë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një makinë ka përplasur dy gra në unazën e Vlorës.
Mësohet se të dyja janë në gjendje të rëndë në spital. Dy të plagosurat janë nënë e bijë.
Ende nuk ka të dhëna për identitetin e tyre apo shoferin që i ka përplasur.

