TË FUNDIT

Rama godet ish-kryebashkiakun me plehrat në Golem: Po i mbledh i riu…

Kryeministri Edi Rama akuzon ish-kryebashkiakun e Kavajës, se ka harruar me muaj të tërë të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit.

Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve.

Kreu i qeverisë iu kërkon ndjesë pushuesve për situatën, ndërsa kujton se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë pa zaptues.

POSTIMI I RAMËS

Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit🤮

Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë🤝

Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet🙏

Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash😊

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat