Gjendet pa jetë në një kanal me ujë një shtetas i cili ende nuk është identifikuar. Policia e Sarandës, në një informacion paraprak bën me dije se rreth orës 09:38, sot, 9 gusht, në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë, është gjetur një shtetas i pajetë në një kanal me ujë.
“Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banues në Berat, i cili nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.
Dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë si pasojë e arrestit kardiak.
Po punohet për identifikimin e plotë të tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”.

