TË FUNDIT

Shkrumbohet ‘Land Roveri’ gjatë natës, ja kujt i përkiste…

Makina tip ‘Land Rover’ me targa KO 9593 B në pronësi të Selman Braçellarit është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës së djeshme në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në fshatin Lozhan i ri të njësisë administrative Gore.

Burime zyrtare nga shërbimi i zjarrfikëses bënë me dije se makina ishte parkuar në një garazh prej dërrase, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat