Kryedemokrati Basha ka deklaruar se jo vetëm vendi është nën rrezik, por edhe PD. Sipas tij, janë 3 linja sulmi që financon Rama.
“Kur rrezikohet vendi, rrezikohemi të gjithë, cdo qytetar, për fat të mirë PD është në ballë të kësaj beteje si e vetmja shpresë dhe mburojë e interësit publik nga Teatri te Unaza e kudo tjetër.
Rama ka 6 vjet që kur u bë kryeministër, ka pasur përcarjen sulmet ndaj PD dhe meje personalisht, vetëm këtu mos kërkoni lajm, hapni lajmet cdo verë do të shikoni të njëjtët figura, mercenare, janë tre linja sulmi, janë mësuar përmendësh, që financon Rama me paratë që ju grabit ju kundër opozitës dhe Bashës, këtu nuk ka lajme, dhemb shumë ajo Rama ik, do të dëgjoni lloj lloj tani”,- tha Basha.

