Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot një lagje të Fierit, ku një 65-vjeçare ka rënë nga pallati.
Bëhet me dije se gruaja ka rënë nga kati i 9-të, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Raportohet se viktima është Vita Bita, e cila jetonte e vetme.
Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së 65-vjeçares, mirëpo policia po zbardh të gjitha pistat e hetimit.

