Një vjedhje spektakolare është shënuar ditën e djeshme në mes të ditës te Rruga e Durrësit.
Një video ka qarkulluar në media sociale, ku shihet se si një i ri ka grabitur një laptop në një dyqan me pajisje elektronike.
Ai hyri brenda dyqanin, pikasi laptopin e më pas e fsheh poshtë bluzës.
Menjëherë ai largohet nga dyqani, duke kthyer kokën pas.
Kështu që kamerat e kanë fokusuar fytyrën e tij dhe autoritetet janë në kërkim të tij.

