Një ditë më parë KED përfundoi procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka përfunduar procesi i intervistave me Arta Vorpsin, Elsa Toskan, Fiona Papajorgjin, Regleta Panajotin, Marsida Xhaferllarin dhe Besnik Muçin.
KED ka vendosur që të vijojë menjëherë me shqyrtimin e dokumentacionit të çdo kandidati, për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre.
Pasi të përfundojë shqyrtimi dhe lista me aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do t’i dërgohen Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, në mënyrë që të zgjedhin dhe të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

