Një shqiptar 35 vjeç ka rënë në prangat e policisë italiane.
Ai u arrestua në Xhenova, pasi kishte fshehur në bodrumin e shtëpisë rreth gjysmë kilogramë kokainë.
Bëhet me dije se ai arrestuari quhet Roland Barkaj, ku autoritetet e kanë ndjekur atë deri në shtëpi.
Më tej, pas një kontrolli në banesë dhe bodrum u gjet dhe u sekuestrua droga.
dhe sipas policisë, ai e mbante drogën të fshehur në një bodrum në Biscione, shkruajnë mediat italiane.
Gjithashtu, karabinierët gjetën edhe 460 euro para të gatshme, që të gjitha të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Shqiptari punonte si murator në Xhenova.

