Është dhënë sot masa e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimi nga Sulaj i Fierit.
Mësohet që dy të rinjtë nuk e kanë pranuar akuzën që rëndon mbi ta.
- M 20 vjec dhe S. S 26 vjec, janë dy të dyshuarit kryesor të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës, kanë hyrë sot ne Gjykaten e Fierit rreth orës 11.30 nën masa të forta sigurie.
Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22, të së dielës që lame pas, në fshatin Hamil, në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet në një kanal mëngjesin e së hënës.
Nuk ka ende një shkak konkret për ngjarjen, ndërsa policia u mjaftua me një njoftim ku shprehej se vrasja kishte ndodhur për motive banale.

