9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Skandali/ Spilleja në kulmin e sezonit, por mbeturinat kanë tre ditë pa u pastruar

Spilleja ka një prej plazheve më të mira në vend dhe njihet për detin e kristaltë dhe rërën e pastër. Dhuratë e çmuar nga natyra, por që nuk merr vëmendjen e duhur nga shteti.

Në kulmin e sezonit turistik, plazhi i njohur është kthyer në një vendgrumbullimi mbeturinash. Në redaksinë e Gazetës SHQIP kanë mbërritur disa foto që tregojnë gjendjen skandaloze, ku raportohet se koshat e plehrave nuk janë pastruar prej tre ditësh. Një imazh i keq për turizmin, por edhe rrezik për shëndetin, me përgjegjës kryesor bashkinë Kavajë, shkruan Shqip. Spilleja është një fshat në komunën Kryevidh në rrethin e Kavajës të Shqipërisë. Dallohet për plazhin dhe pyllin e saj me pisha. Vitet e fundit, Spilleja është kthyer në një pikë turistike përgjatë gjithë plazhit të saj, me shumë lokale e restorante që shërbejnë me mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë gjatë verës, por imazhe të tilla nuk i shërbejnë aspak turizmit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat