Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se tërheqja e njohjeve të Kosovës është proces i pandalshëm.
“Nuk kemi dashur të dëmtojmë shëndetin e atyre që shkruajnë deklaratat e Kuint-it dhe këtyre në Prishtinë”, ka thënë Daçiç.
Deklarata e tij bëhet dy ditë pasi vendet e Kuint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara).
Superfuqitë kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.
“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për tërheqjen e njohjeve kundër Kosovës”, thuhet në deklaratë.

