Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku një 47-vjeçar është hedhur nga parmakët e shkallëve të pallatit.
Nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të shtetasit me iniciale V.K . Nga të dhënat e policisë, personi vuante nga depresioni.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË
Lushnje
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:45, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje, dyshohet se është hedhur nga parmakët e shkallëve të një pallati shtetasi V.K, 47 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante dhe kurohej nga sëmundja e depresionit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

