TË FUNDIT

Mbushën tokat me drogë, policia iu shkon në shtëpi, shokohet nga ajo që iu gjen

Tre persona janë arrestuar për shkak se tentuan të mbjellin kanabis në Këlcyrë dhe në Memaliaj.  Konkretisht në Këlcyre është arrestuar 27-vjeçari, I.Z banues në fshatin Bubës, Këlcyrë. Në afërsi të banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis. Po ashtu këtij personi i janë gjetur në banesë edhe 1.5 kg kanabis. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë nën hetim edhe kryetari i fshatit Bubës Sh.K i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

Ndërsa në Memaliaj është arrestuar I.Gj., 41 vjeç dhe A.Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Gjonçaj. Në afërsi të banesave të këtyre shtetasve u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis, ndërsa është proceduar edhe G.A ., kryetar i fshatit Gjonçaj i akuzuar për shpërdorim detyre.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat