TË FUNDIT

Sulmoi dhe terrorizoi turistët spanjollë, Mihal Kokëdhima sot në pritje të vendimit të rëndësishëm

Mihal Kokëdhima ka dalë këtë të dielë para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. 51-vjeçari u arrestua tre ditë më parë nga policia, pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit ku ata udhëtonin, dhe në tre kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata teksa thyen xhamin dhe bërtet.

E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në “Porto Palermo” të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë.

Gjithashtu mësohet se restoranti i ndërtuar mbi plazh në Porto Palermo, rezulton prej vitesh (para 2012-ës) pa leje, dhe është në proces legalizimi, shkruan Shqiptarja.com

Mihal Kokëdhima, është kushëriri i parë i Koço Kokëdhimës, ish-deputet, tashmë kryetar i partisë “ZGJIDHJA”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat