TË FUNDIT

Gjobë 16 mijë euro, punëtorët në protestë, bllokohet ‘Adem Jashari’

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë pritet të mbajnë sot sërish grevë, pasi përpjekjet për të dialoguar me menaxherin rreth kërkesave të tyre deri më tani nuk kanë dhënë rezultate.

“Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegatëve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmëruar në protestën paqësore të datës 8 gusht, se më datën 19 gusht do të kemi grevë njëorëshe duke filluar prej orës 08.00- 09.00 dhe më datë 20.08.2019 grevë dy orësh duke filluar prej orës 08.00-10.00, si dhe më datën 21 do të mbajmë grevë gjithë-ditore”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të ANP ‘Adem Jashari’.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar, të gjitha fluturimet e planifikuara për datat 19 deri më 21 gusht, do të realizohen në kohë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat