AKU ka bllokuar ditën e sotme 3 subjekte të tjera në vend.
Raportohet se arsyeja kryesore ishte pikërisht ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe mangësi në dokumentacion.
Njoftimi i plotë i AKU-së:
AKU KONTROLLE RIGOROZE NË JUG TË VENDIT, NDËRPRET AKTIVITETIN E 3 SUBJEKTEVE, BLLOKON DHJETRA KG PRODUKTE TË PASIGURTA PËR KONSUM DHE NDËSHKON ME 3.85 MILION LEKË KUNDRAVAJTJET LIGJORE NË FURRË BUKE, MARKET E FAST FOOD.
Task Forca e ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU Vlorë kanë kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.
Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP, raport analiza), si dhe etiketim i parregullt i produkteve.
Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative si në vijim: 10 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,850,000 lekë, “Bllokim i produkteve” të pasigurta për konsum human, si dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” për 3 subjektet.
Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët! 💪


