TË FUNDIT

Dhunoi nënën dhe vëllanë, kapet dhe arrestohet vlonjati

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, vëllait dhe shumë të afërmve.

Mbi të rëndojnë veprat penale: “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës”.

Njoftimi i policisë

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës”, shtetasin A.Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ditën e djeshme ky shtetas ka shkelur Urdhrin e Gjykatës duke shkuar në banesën e familjarëve të tij në lagjen “28 Nëntori” dhe ka dhunuar psikologjikisht vëllain, nënën e tij por edhe të afërm të tjerë për motive të dobëta.

Bëjmë me dije se kjo situatë është e përsëritur pasi 41 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat