Një shqiptar 28 vjeç është arrestuar nga Policia në Kremona të provincës së Lombardisë. I riu akuzohet për vjedhje të rëndë në një supermarket.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari ka kërcënuar me thikë arkëtaren. Më pas ai ka marrë paratë dhe është larguar nga vendndodhja. Arkëtarja ka bërtitur dhe i ka rrëfyer policisë ngjarjen e tmerrshme.
Autoritetet gjetën dhe arrestuan të riun si dhe sekuestruan thikën që ai kishte kërcënuar gruan.
Shqiptari thuhet se ka qenë në burg për trafik droge më parë.
Ai u dërgua në Prokurori në dispozicion të autoriteteve gjyqësore lokale.

