Policia ka arrestuar një person pasi akuzohet se tentoi të grabiste një bankë në qytetin e Librazhdit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreh orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Burime bëjnë me dije se i arrestuari është identifikuar si L.Kazazi.
Ky i fundit ka punuar si efektiv i batalionit komando si dhe ka marrë pjesë edhe në një mision ushtarak në Irak.

